Flamurtari gati per sfiden ne Skoci

22/07/2009 23:10

Pas eleminimit te Tiranes, Dinamos dhe zhgenjimit te Vllaznise ne Vjene, Flamurtari ka mbetur ekipi i vetem, qe shqiptaret mund te krenohen ne arenen Europiane.

Te enjten vlonjatet do te perballen me skocezet e Matheruell, me te cilet fituan 1-0 ne ndeshjen e pare.

“Do ta menaxhojme ndeshjen. Do te shfrytezojme minutat e para, te ruajme qetesine dhe nuk mendoj qe faktori fushe do te ndikoje aq shume”, u shpreh trajneri i kuqezinjve vlonjate Eqerem Memushi.

Ndersa ish qendermbrojtesi i kombetares, tashme nder drejtuesit kryesore te Flamurtarit Geri Cipi tha: “Do kualifikohemi. Me kete synim shkojme ne Skoci dhe mendojme  qe mund t’ia arrijme qellimit tone”.

Per te kaluar ne turin tjeter ku do te perballet me fituesin e ciftit Steau Bukuresht – Ujpest i Hungarise, Flamurtari pervec fitores, cdo barazim qe mund te marre ne Skoci i mundeson e kualifikimit.

 

Top Channel