Ekzekutohet ish-agjenti i droges

22/07/2009 11:55

Ne nje atentat te tipit mafioz mengjesin e sotem eshte vrare me arme zjarri nga dy persona te maskuar nje ish-agjent i anti-droges ne Elbasan. (UPDATE)

Viktima eshte Roland Rexhepi 42 vjec i cili deri vone kryente detyren si agjent i repartit te anti-droges dhe ka marre pjese ne shume operacione te zhvilluara ne qarkun e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem rreth ores 8 e 30 minuta, kur Roland Rexhepi kishte dale nga shtepia e tij ne kete pallat dhe po merrte automjetin ne kete kontenier te improvizuar si garazh.

Ndersa po perpiqej te hapte deren Roland Rexhepi eshte qelluar me arme zjarri nga dy persona te maskuar dhe te paidentifikuar te cilet pasi kane ekzekutuar 42-vjecarin jane larguar me shpejtesi me nje motor.

Banoret e zones pasi kane degjuar krismat kane lajmeruar policine ndersa viktima eshte derguar ne spital por ka gjetur vdekjen per shkak te plageve qe ka marre nga arma e zjarrit.

Një grup hetimor ka rrethuar vendin e krimit për të mbledhur provat dhe dëshmitë të cilat mund të hedhin dritë mbi autorët e vrasjes së ish- agjentit të antidrogës.

Policia po heton nëse vrasja e 42 vjecarit ka lidhje detyrën e tij kur ka qenë agjent i antidrogës, apo ka motive të tjera.

Nderkohe ka nisur tashme edhe nje operacion kerkimi si dhe jane vendosur pstoblloqe per te kapur autoret e kesaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA