Chelsea-Inter, londinezet fitojne miqesoren

22/07/2009 09:30

Inter ka humbur ne miqesoren e luksit ne SHBA kunder skuadres se Chelsea.

Ibra me shume mundesi ka luajtur ndeshjen e fundit me zikalterit qe nuk kane treguar asnje nga stofi prej kampioni. Ne stadiumin “World Football Challenge” te Pasadenas dy gjigandet europiane jane perplasur ne nje ndeshje ku kane vendosur golat e Drogba dhe Lampard.

Mourinho ka hedhur ne fushe nje skuader te re me vetem 4 lojtare titullare, ndersa per Chelsea nuk u aktivizua Ballack per shkak te nje demtimi ne gishtin e kembes. 

Nderkohe, Zlatan Ibrahimovic ka fashuar doren per shkak te nje demtimi. Mjeket e skuadres po kryejne analizat per te zbardhur shkallen e demtimit te sulmuesit shtatlarte.  

Top Channel