Ancelotti kembengul per Andrea Pirlon

22/07/2009 14:05

Ancelotti nuk heq dore nga deshira per te marre ne Londer mesfushorin e Milanit, Andrea Pirlo.

Qe prej bashkimit me skuadren e Chelsea, tekniku italian ka kerkuar vazhdimisht blerjen e fantazistit 30 vjecar qe mesa duket nuk pelqehet nga presidenti Abramovich per shkak te moshes se madhe.

Ne perfundim te ndeshjes miqesore me Interin, Ancelotti ka folur me tone humoristike, duke lene te kuptohet se deshira e tij e vetme ne merkato eshte pikerisht lojtari nga Breshia.

“Nuk ka asnje situate te vecante. Ne kete moment Pirlo eshte nje lojtar i…Chelsea. Gjithesesi duhet ta dini se mua me pelqen te bej shaka. Andrea eshte nje mik i mire dhe nje lojtar i madh”, pohoi ai para gazetareve.

Top Channel