
Athina zyrtare ka reaguar ashper ndaj deklarates se kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, i cili eshte shprehur ne favor te formules se dyfishte per zgjidhjen e ceshtjes se emrit.
“Deklarata e kryeministrit Gruevski tregon se ai nuk e ka kuptuar si duhet porosine e bashkesise nderkombetare, e cila ka folur qarte dhe njezeri”, ka deklaruar ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis.
Shefja e diplomacise greke ka theksuar se rruga euro-atlantike e Maqedonise mund te hapet vetem permes nje zgjidhjeje te pranueshme per te dyja palet, e cila duhet te permbaje edhe percaktimin gjeografik te shtetit ballkanas.
Ndersa formula e dyfishte e propozuar nga Gruevski parashikon perdorimin e nje emri te vecante ne raportet me Greqine dhe ruajtjen e termit Republika e Maqedonise ne rang nderkombetar.
Top Channel