Zenga: Po me shitet Ujkanin, do filloj te qaj

21/07/2009 09:15

Samir Ujkani eshte fare prane largimit nga Palermo: transferimi i portierit shqiptar ne  forme huazimi te Novara ne Lega Pro (ish-Seria C1) duket çeshtje oresh.

“Shtegtimi” per nje sezon do te behet pas kerkeses se vete portierit, i cili kerkon nje skuader qe i siguron me shume hapesira, pavaresisht nivelit. Edhe pse nuk do te jete zevendesuesi i Amelias te sicilianet, kjo nuk do te thote se 21-vjeçari shqiptar nuk vleresohet.

Drejtori sportiv i klubit te Serise A, Valter Sabatini, shpjegoi situaten e Ujkanit: “Sirigu do te jete portieri i dyte. Per sa i takon Samirit, qe ne sezonin e kaluar ishte zevendesuesi i Amelias, mund te them se ai e meritonte qe t’ia plotesonim deshiren. Na kerkoi te transferohej ne nje skuader, ku do te kishte mundesi te luante”. Njeriu qe merret me lojtaret dhe merkaton te Palermo zbuloi edhe nje detaj mjaft interesant.

“Perveçse nje djale shume i mire, shqiptari eshte nje kampion i vertete. Nje profil moral si te tijin nuk mbaj mend ta kete pasur ndonje futbollist tjeter. Zenga me ka thene se ‘nese me shet Ujkanin, do te filloj te qaj’. Megjithate, duhet te merrnim ne konsiderate edhe vullnetin e lojtarit, i cili kerkoi te fitonte eksperience. Mendoj se do t’ia plotesojme deshiren. Sipas gjasave do te transferohet te Novara, se bashku me Kosentinon, por marreveshja ende nuk ka perfunduar”.

Me tej, Sabatini konfirmoi edhe interesin per sherbimet e shqiptaro-maqedonasit, Blerim Xhemaili. Palermo dhe Torino kane filluar negociatat, ndersa per mesfushorin me pasaporte zvicerane konkurrenca eshte e forte.

“Eshte nje lojtar qe na pelqen. Do te ishte diçka e mire nese do te afrohej, pasi ne kete menyre lojtaret do te kene mundesi te pushojne me shume. Kete vit skuadra eshte me e forte dhe brenda kontingjentit ekziston me shume rivalitet per nje vend titullari”, tha drejtuesi ziroze.

“Me nje perforcim si Xhemaili konkurrenca rritet dhe do te beje qe skuadra te mos leshoje ne asnje ndeshje, ashtu si ndodhi nje sezon me pare. Kampionatin e kaluar e mbyllem me 57 pike te grumbulluara dhe me nje nivel te kenaqshem loje, por realisht mund te them sa Palermos i mungoi hopi cilesor”

Top Channel