Ruanda, zjarr ne parkun e gorillave

21/07/2009 15:55

Parku kombetar i Vullkanit ne Ruanda, ne te cilin ndodhen gorillat e malit, qe prej dites se shtune eshte perfshire nga flaket.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet vendase, sipas te cilave, deri tani flaket kane perpire 100-200 ha pyje. Zjarri vazhdon te perparoje, ndersa gorillat jane ne rrezik serioz.

Aktualisht qeveria eshte mobilizuar e tera per te shuar zjarrin, ndersa ne aksion po marrin pjese edhe banore te zones. Mendohet se shkaktar i zjarrit eshte bere nje fshatar, i cili e ndezi por me pas nuk arriti ta shuante.  

Top Channel