Malouda, zyrtarisht tek Chelsea deri ne 2012-en

21/07/2009 15:45

Florent Malouda ka hedhur firmen ne kontrate duke zgjatur bashkepunimin me Chelsea edhe per tre sezone te tjera.

Mesfushori francez qe u bashkua me londinezet ne vitin 2007 do qendroje ne “Stamford Bridge” deri ne 30 qershor te vitit 2012. “Ndihem vertet mire ketu dhe kjo duket edhe ne paraqitjet e mija ne fushe. Uroj te fitoj edhe shume tituj me fanelen e Chelsea”, shprehet francezi ne nje deklarate per faqen zyrtare te klubit.

Ne vijim, ai ka folur edhe per trajnerin e ri, Carlo Ancelotti, duke thekeuar se e respekton shume. “Klubi ka bere zgjedhjen e duhur”, shprehet ish lojtari 29 vjecar i Lyon-it.

Top Channel