Chelsea, Ballack demtohet ne gishtin e kembes

21/07/2009 18:40

Michael Ballack eshte demtuar ne gishtin e kembes gjate stervitjes se Chelsea ne Amerike.

Lajmin e ben te ditur klubi londinez ne nje njoftim zyrtar. Me kete demtim, ndeshjet miqesore te 32 vjecarit me blute pertej oqeanit kane perfunduar para kohe. Ky demtim vjen rreth nje muaj para fillimit te Premier League, pasi djemte e drejtuar nga Carlo Ancelotti do debutojne ne daten 15 gusht kunder Hull City.

Ballack eshte nje prej lojtareve te formacionit baze dhe forma e tij jo e mire ne ndeshjet e para mund te ndikoje ne ecurine e sezonit te Chelsea. 

 

Top Channel