Cana drejt Evertonit per 12 mln euro

20/07/2009 08:30

Nuk ka dite qe emri i Lorik Canes te mos permendet ne merkato. Zhvillimet me te fundit e shohin si te sigurt transferimin e mesfushorit te Kombetares drejt kampionatit anglez, me saktesisht tek Evertoni.

Per te siguruar sherbimet e 25-vjecarit, drejtuesit e klubit nga qyteti i Liverpulit, jane shprehur te gatshem te paguajne 12 milione euro (10 milione sterlina) ne arkat e Olimpik Marsejes. Sipas mediave franceze, Cana e ka refuzuar perfundimisht oferten e Hamburgut dhe do te firmose kontrate me klubin qe mban rekordin ne Angli per numrin me te madh te sezoneve te luajtura ne Premiership, plot 107.

Mendohet se ne vendimin e Canes kane ndikuar kushtet me te mira financiare te ofruara nga trajneri Devid Mojes. Nderkohe, mesfushori shqiptar vazhdon te mos marre pjese ne miqesoret qe marsejezet e drejtuar nga Didie Deshamp po zhvillojne ne kete periudhe pergatitore.

Cana u trembet demtimeve te mundshme, te cilat do te shkaterronin endrren e tij per t’u transferuar ne nje kampionat elitar. Te interesuara per “shkaterruesin” kuqezi kane qene edhe mjaft skuadra te tjera. Deri me tani jane perfolur pista angleze, gjermane, turke, ukrainase dhe italiane, por oferta financiare e Evertonit duket se e ka bindur mesfushorin.

Top Channel