“Camp Nou” ne vitet e fundit te jetes

20/07/2009 11:30

Pas shume vitesh mbi supe, tashme edhe “Camp Nou” mund te dale ne pansion.

Stadimumi mitik me me shume se 100 mije vende kapacitet do t’i mbylle dyert perfundimisht pas disa vitesh, per t’i hapur rrugen nje projekti te ri. Por ajo qe mund te shtange me shume tifozet katalanas nuk eshte ideja e mbylljes se “Camp Nou”-t me shume se sa projekti per ta ndertuar impiantin e ri ne nje ishull artificial.

Sipas gazetes “La Vanguardia”, arkitekti dhe ortaku i shoqerise Emili Vidal ka propozuar ndertimin e stadiumit te ardhshem ne nje ishull artificial. Sipas ketij projekti, ne stadium mund te shikojne ndeshjet deri ne 150 mije spektatore, ndersa ne krah te tij do te kete edhe nje heliport e nje port sportiv.

Por kjo ide duket se do te hidhet poshte nga klubi qe mbeshtet me shume projektin e arkitektit tjeter, Norman Foster.

Top Channel