Zgjedhjet, Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale, numri më i lartë nga ‘Vetëvendosja’
Njeri nga lideret kryesore te serbeve te veriut te Kosoves Milan Ivanoviç dyshohet per pjesemarrje ne veprimtari kriminale.
Organizim dhe mbeshtetje te grupeve terroriste, nxitje te urrejtjes etnike, raciale e fetare dhe rrezikim te personelit te Eulex-it jane disa nga aktakuzat qe policia e Eulex ka ngritur kunder liderit te serbeve te Kosoves.
Kjo ka bere qe autoritetet, dhe prokuroret e Eulexit t’i kerkojne atij paraqitje sa me te shpejte ne Policine e Kosoves.
Lajmin e ka bere te ditur vete Ivanovic ne nje konference per media ku u ka shperndare gazetareve serbe letren e prokurores se EULEX-it ne Mitrovice, Neti Amir. Por Ivanoviç ka refuzuar te paraqitet ne polici duke deklaruar se nuk i njeh institucionet e Kosoves.
Sidoqofte ne letren e publikuar nga Ivanovic paralajmerohet se nese ai nuk vete dorezohet ai do te arrestohet nga policia.
Mesohet se Ivanovic ka kerkuar ndihme nga shteti serb.
Top Channel