Ronaldinho, lideri i ri i Milanit?

18/07/2009 20:00

Largimi i fantazistit Kaka eshte nje mundesi mjaft e mire per sulmuesin Ronaldinho, i cili mund te tregoje se eshte i gatshem te marre drejtimin e kuqezinjve.

“Dua te fitoj Champions League” deklaron ish lojtari i Barcelones pas nje sezoni jo shume pozitiv. “Po behem lider dite pas dite, ne rruge natyrale”, thekson Ronaldinho, i cili ka shtuar se po kalon nje gjendje te mire fizike dhe eshte afer peshes trupore ideale.

“Vitin e shkuar e fillova sezonin mire por me pas u ndala per nje demtim dhe sepse Ancelotti nuk me aktivizonte me. Kete here dua te luaj nje sezon te madh duke filluar qe nga ndeshja e pare”, shton braziliani.

Ne vijim te intervistes per “Corriere Della Sera”, ai flet fjale te mira edhe per objektivin kuqezi, Luis Fabiano. “Eshte vertet i zoti dhe mund te na hyje ne pune”.

Top Channel