Pakult: Ne kthim, me ngarkese te pergjysmuar

18/07/2009 10:30

Vllaznia u shpartallua ne Vjene 5-0 nga Rapidi dhe tashme eliminimi eshte thuajse i sigurt. Nderkohe qe kundershtari e shikon ndeshjen e kthimit si nje shetitje.

“Urime dhe komplimente ekipi, shprehej dje Peter Pakult, trajneri i Rapidit. U arrit ajo qe parashikuam, luajtem mire per 90 minuta. Ne kete ndeshje harxhuam shume fuqi.

Por megjithate, kemi avantazh faktin se ne ndeshjen e kthimit, nuk eshte me e nevojshme qe lojtaret te luajne me ngarkese te plote”. Pas humbjes, mediat austriake u kane kushtuar jo pak rendesi reagimeve te trajnerit te Vllaznise, Hasan Lika, madje duke i komentuar edhe ne menyre ironike.

“Duhet ta kishit pare Hasan Liken, shkruante dje gazeta ‘Wiener Zeitung’. Ai dukej si t’i kishte shperthyer reaktori i energjise atomike ne dore. Ngjante me nje vullkan. Para ndeshjes me rapidin ishte i qete,nuk i levizte as mimika, ndersa gjate 90 minuteshit ‘vallezonte’, kercente e bertiste ne ate lloj menyre, saqe ne realitet mund t’i nevojitet nje program fitnesi”.

Top Channel