Rikthehet Flamurtari i madh

17/07/2009 09:00

Shume emocione dhe ankth deri ne minuten e fundit. Pas 18 vjetesh mungese ne kompeticionet europiane, Flamurtari rikthehet te shkruaje serish historine.

Pasditen e djeshme, ne stadiumin “Flamurtari”, vlonjatet triumfuan me merite me rezultatin 1-0 ndaj skocezeve te Madheruellit. Kuqezinjte e trajnerit Memushi dhane maksimumin ne ndeshjen e ndezur dhe ndoshta meritonin me shume se vetem nje gol.

Tekniku hodhi ne fushe nje skuader te re ne moshe (Strati me “i vjetri”, 26 vjeç), por te mbushur me talente. Synimi ishte rikthimi i suksesshem ne Europe, edhe pse kundershtari vjen nga nje vend me futboll te njohur ne “Kontinentin e Vjeter”. Per minuta te tera ne ate fillim, dy skuadrat studiojne njera-tjetren.

I vetmi rast ne 35 minutat e para ishte ai i minutes se 7, kur Mema shperdoron nje aksion te mire me nje gjuajtje te dobet. Ne minuten e 38, trajneri Memushi largon Shehajn dhe hedh ne fushe te riun Roshi, i cili do te rezultoje efikas ne minutat pasuese, duke u shnderruar ne protagonistin e thuajse te gjitha aksioneve te rrezikshme te vlonjateve.

18-vjeçari shfaqet menjehere i rrezikshem, duke perfituar nga nje gabim i mbrojtjes skoceze: hyn bukur ne zone, nuk godet mire, duke shperdoruar nje mundesi mjaft te mire per te zhbllokuar rezultatin.

Ky eshte sinjali i pare i agresivitetit te nje Flamurtari, qe demonstronte deshire te madhe per te fituar. Miqte i afrohen shume golit ne minuten e 43, kur Leisli kroson ne zone, MekGerr devijon me koke, por per fatin e portierit Moçka dhe te Flamurtarit, topi perplaset ne traverse.

Ky rast i vetem eshte shume pak per Madheruellin, i cili per te thene te verteten qendronte me poshte se vlonjatet. Kuqezinjte vene ne shenjester porten mike, e cila bombardohet sistematikisht nga vendasit. Gjyqtari akordon 5 minuta shtese ne fundin e pjeses se pare dhe ne te ‘45+‘3 goditja me koke e Roshit ndalet nga traversa.

Pjesa e dyte luhet thuajse me nje porte, ate te Madheruellit. Vetem 2 minuta pas fillimit te saj, Mema me pak me shume fat mund te kishte shenuar, por gjuajtja e tij perplaset ne shtylle. Miqte tentojne te zhvendosen perpara dhe me ndihmen e gjyqtarit austriak Fritz Shtuhlik (qe jep nje 11 metersh te paqene) fiton penallti ne te 58.

Saton gjuan sakte ne proven e pare dhe shenon, por gjyqtari austriak fershellen per perseritje te 11-metershit. Ne proven e dyte, portieri Moçka ben mrekulline, duke pritur 11-metershin. Kjo ka shtuar entuziazmin e vlonjateve, te cilen marrin zemer dhe ne minuten e 66 zhbllokojne rezultatin ne 1-0 fale golit te Stratit me nje gjuajtje te bukur nga hyrja e zones. Mbrojtja mike eshte e brishte.

Pak me vone Roshi nuk arrin ta devijoje topin drejt rrjetes. Ne kerkim te golit te dyte tentojne edhe Zeqiri, Strati dhe Galica, por ai nuk vjen. Skocezet kujtohen vone: ne minuten e ‘90+‘5 gjuajtja e Leslit bllokohet nga Moçka dhe koha nuk premton me. Flamurtari ia del te rikthehet, duke u rikthyer “i madh” ne Europe dhe hedh keshtu nje hap te mire drejt kualifikimit. Megjithate nuk duhen nenvleresuar 90 minutat ne token skoceze.

 

Top Channel