Kosove, instituti i shendetesise ne gadishmeri
17/07/2009 20:50
Instituti Kombetar i Shendetesise Publike po monitoron me vemendje situaten epidemiologjike ne Kosove.
Ne nje deklarate publike, ky institut thekson se vemendja eshte shtuar gjate muajit te fundit per shkak te fluksit te madh te hyrjes se kosovareve qe jetojne dhe punojne ne shtetet te cilat jane prekur nga virusi H1N1.
“Deri tani te gjitha rastet jane analizuar. Instituti eshte duke mbajtur kontakte me mjeket familjare te te gjitha rajoneve qe te jemi sa me te gatshem ne rast te paraqitjes eventuale te gripit H1N1”, thuhet ne komunikate.
Top Channel