FSHF, menaxhim europian ndeshjeve

17/07/2009 15:20

Per here te pare ne historine e futbollit shqiptar, FSHF kerkon te fuse ne tregun tone nje menyre menaxhimi europian te te drejtave televizive te Superliges dhe Kategorise se Pare.

Eshte kompania prestigjioze gjermane “UFA Sports”, pjese e RTL Grup e cila ka propozuar nje projekt per te menaxhuar te drejten televizive dhe reklamat e kampionatit shqiptar te futbollit.

“Kompania jone ofron krijimin e nje produksioni unik. E para eshte se ne nuk do te blejme keto te drejta por thjesht i menaxhojme ato ne menyren me transparente ashtu sikurse jemi duke bere me te drejtat e kombetares, dhe e dyta eshte se 300 mije eurot qe ne i ofrojme ne vit jane vetem nje garanci minimale. Nese nga menaxhimi i tyre do te nxjerrim me shume, atehere do te behet nje ndarje prej 75 perqind ne favor te klubeve, pra cdo euro me teper do te ndahet ne 75 perqind per klubet dhe vetem 25 perqind per UFA sports, kompani e cila po nderton nje infrastrukture te re ne Shqiperi”, shprehet perfaqesuesi i UFA SPORTS GmgH, Konstantin Eleftheriadis.

Ne vijim, ai shton se gjithcka do te behet ne menyre transparente. “Pervec kesaj ne duhet t’u bejme te qarte klubeve se ne kete projekt ekskluziviteti eshte si per kamerat ashtu dhe per reklamat. Kam besim se ky projekt do te funksionoje, gje e cila mund te arrije ne shuma te medha, duke folur per mbi 1 milion euro per 3-4 vitet e ardhshme”, vijon ai. Sipas perfaqesuesit te kompanise gjermane ne Shqiperi, ky projekt i ri do te mbroje te drejtat e te gjitha klubeve shqiptare.

“Si fillim do te ngrihet nje grup pune i cili do te perfaqesoje te gjithe klubet tek ne. Nuk ka asgje te cilen do te doja t’ua merrja klubeve dhe nuk ka asgje qe ne do te donim te vendosnim per ta pa miratimin e tyre. Klubet akoma do te kene te drejten per te thene qe jemi ose jo dakort me kete marreveshje. Nese klubet duan ta shesin vete kete te drejte, mund ta bejne, nderkohe qe une jam ketu per ta bere ate ne rruge profesionale, ku te fitojne te gjithe qofshin keto klube te medha apo dhe te vogla. Mendoj se ky eshte celesi i suksesit, nje grup i bashkuar dhe eshte gjithcka e centralizuar, ashtu sikurse ndodh edhe ne kampionatet europiane”, nenvizon Eleftheriadis.

Perfaqesuesi i kompanise gjermane mendon se kjo gje do te sjelle rikthimin e vemendjes se shqiptareve tek futbolli vendas, i munguar gjate ketyre viteve te tranzicionit. “Kam shume vite qe punoj ne Shqiperi dhe shoh femije qe veshin fanela dhe bejne tifo per skuadra te ndryshme europiane dhe boterore. Qellimi i ketij projekti eshte rigjallerimi i futbollit shqiptar, krijimi i pasionit dhe zhurmes pozitive te ketij sporti ne Shqiperi”, perfundon ai.  

Top Channel