Beckham, rikthim i dobet me Galaxy

17/07/2009 15:50

David Beckham eshte rikthyer ne radhet e Los Angeles Galaxy per ndeshjen e pare te kampionatit ndaj New York Red Bulls te fituar 3-1 por paraqitja e tij ne fushe ka qene shume e dobet.

Spice Boy ka vrapuar shume pak dhe loja e tij e dobet ka qene ne kontrast me ritmin e larte te skuadres. Ne ndeshjen e pare te Major League, Becks duket se e ka pasur mendjen ne Milano ku kaloi disa muaj pozitive ne radhet e Milanit.

“Gjeja me e rendeishme ishte marrja e tre pikeve dhe ne e beme kete”, u justifikua mesfushori. Ai ka komentuar edhe kontestimin e tifozeve per lojen e dobet. “Pritej nje gje e tille, por disa here eshte me mire te fishkellehesh”, shprehet Beckham.

 

Top Channel