Pakult: Respekt per Vllaznine

16/07/2009 08:35

Te dielen, Rapidi i Vjenes do te perballet ne nje ndeshje miqesore me Liverpulin me rastin e pervjetorit te skuadres austriake, por trajneri Peter Pakult e shikon si dytesore sfiden me anglezet.

“Per fansat do te jete nje ndeshje shume e vecante, por per ne me rendesishme eshte ndeshja me Vllaznine. Behet fjale per Europa League dhe ne kete kompeticion ne duam te ecim sa me lart qe te jete e mundur”, thote tekniku i austriakeve. Pakult nuk u trembet shqiptareve, por ka respekt per ta.

Ai i ka ndjekur ne ndeshjen kunder Sligo Rovers dhe prandaj e shikon ekipin e tij si favorit, por megjithate, ai kujton qe duhet te jene te kujdesshem ndaj Vllaznise, per te mos perseritur Farmagusten: “Ata nuk lene shume hapesira, kryesisht bejne nje loje te llogaritur. Por nuk jane aq te forta sa Farmagusta. Nese ne arrijme te bejme lojen tone, atehere mund t’ia dalim. E rendesishme eshte te mos pesojme gol”. Mungesen e kapitenit Sinani, Pakult e shikon si nje avantazh per skuadren e tij: “Ai ishte lojtari me i spikatur, pothuajse i kudogjendur. Mungesa e tij eshte ne favorin tone”.

Trajneri i austriakeve thekson me pas se “nuk do te jete nje ndeshje e lehte per ne, por ne kemi kualitetin e duhur per ta fituar ndeshjen. Takimi do te luhet sot ne oren 19.15 ne stadiumin “Gerhard-Hanappi-Stadion”, ku deri dje ishin shitur rreth 9500 bileta.

Ndersa Vllaznia ka mberritur dje ne Vjene me dy mungesa te rendesishme, portieri Grima dhe Sinani, te dy te pezulluar per shkak kartonesh. Po strategjia e zgjedhur duket se do te jete mbrojtja, perballe nje kundershtari me shume eksperience ne Europe, nderkohe qe pritet te kerkoje golin me sulmuesin e vetem, te riun Bala.

Ne dy vitet e fundit qe Vllaznia ka arritur te kaloje ne turin e dyte, ekipi shkodran ka pesuar shume gola, duke mos shenuar asnje. Nje fakt interesant jane edhe statistikat, sipas te cilave Rapidi eshte favorit absolut ne kete takim. Mediat austriake i kane bere jehone faktit se ne shtate perballje me skuadrat shqiptare te zhvilluara ne Austri, vendasit i kane fituar te gjitha.

Shorti e ka perballur edhe nje here tjeter Vllaznine me Rapidin ne edicionin e Kupes se UEFA te ‘71-‘72, por austriaket fituan ne tavoline, pasi shkodranet nuk u paraqiten per shkak te regjimit totalitar.

 

Top Channel