Agim Fagu: Ja si do bashkoj sportin shqiptar

16/07/2009 20:40

Aktualisht drejtor i drejtorise se NATO-s ne Ministrine e Jashtme, ambasador ne Londer, deputet dhe konsull ne Athine, por per te gjithe ai mbetet Agim Fagu, nje nder basketbollistet me te mire te historise se sportit shqiptar dhe nder te paktet sportiste te rangut boteror.

Nisi me pasionin e cdo femije per sportin me te dashur, futbollin, por dashuria e tij ndryshoi me moshen.

“Ashtu si per cdo femije ne ate kohe pak sporte praktikoheshin dhe me i preferuari ishte futbolli. Gjimnazi “Qemal Stafa” qe i famshem per sportin dhe aty fillova te luaja basketboll me ore te gjata. Ne nje ndeshje me nje shkolle tjeter vezhguesit me thane, ti qenke basketbollist dhe keshtu rruga ime ndryshoi”, shprehet Fagu.

Fagu nuk ishte i vetmi talent i atyre viteve qe perzgjidhej rastesisth apo ne aktivitete sportive shkollore.

Ashtu si e pranon edhe ai vete, sistemi i kerkimit te talenteve ishte efikas dhe vete ai eshte nje shembull i mire.

“Duhet te jemi objektive ne vleresimin e gjerave. Kishte elemente negative, por edhe shume pozitive. Une isha nje produkt dhe mendoj se nje nga humbjet e medha per sportin ka qene largimi i kujdesit te sportit ne shkolla”, tregon Fagu.

Ne dhjetor te vitit 1968 ndeshja historike mes Partizanit dhe Oransodes, kampiones se Italise dhe te Europes, Fagun e beri te njohur edhe per te gjithe arenen europiane.

Superlativat e mediave italiane per paraqitjen e tij ne ate ndeshje ku shenoi 48 pike, kur nuk ekzistonin 3-pikshat, sollen dhe oferten e cmendur prej 90 milione liretash per basketbollistin shqiptar.

“Ndeshja me Oransoden eshte e paperseritshme. Partizani luante kunder ekipit kampion te Italise, qe ishte kampione ne Evrope. Kjo ndeshje beri qe basketbolli ne Shqiperi te marre permasa te medha. Ne ndeshjen e kthimit, ne Milano, nje burre i veshur me kostum me thote, Fagu, une jam pronar i ketij ekipi dhe te propozoj qe te luash per kete ekip. Une i thashe “fol me shefin” dhe ai me tha t’i shpjegoja se ofronte 90 milione, lojtari me i shtrenjte i shitur ne Evrope”, rrefehet Fagu.

Posti i tij i ri si president i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar eshte nje tjeter sfide per Fagun, problemet me federatat, me statutin dhe me ministrine, por ai eshte i bindur se me mirekuptimin e aktoreve, asgje nuk eshte e pamundur.

“Jam i mendimit se asnjeri ne jete nuk duhet te mendoje se gjerat i ben ai vete. Gjerat e rendesishme behen me “ne”. Ka nje kushtetute qe eshte Karta Olimpike dhe qe nuk shkelet. Federatat nuk do te jene te varura”, ka deklaruar Fagu.

Ish-kryeministri britanik Toni Bler, per te shpjeguar politikat e tij te sportit deklaroi: Perpara se te ndertojme burgje, me mire te merremi me terrenet sportive.

“Sa me shume fusha sportive te kete, sa me shume te rinj te edukohen ne fushen e sportit, aq me pak te burgosur do te kete”, ka shtuar Fagu.

Top Channel