Itali, operacion anti-mafia, 43 te arrestuar
15/07/2009 08:55
Policia italiane ka zhvilluar ne oret e para te mengjesit te sotem nje operacion kunder mafias napoletane, qe eshte mbyllur me arrestimin e 43 personave.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave operacioni i agjenteve te DIA-s eshte zhvilluar ne qytetet e Kazertes dhe Modenes dhe ka pasur ne shenjester klanin e fuqishem Casalesi.
Sipas burimeve, disa prej personave per te cilet eshte leshuar urdher-arresti ndodhen ne burg, ndersa te tjeret rane ne pranga mengjesin e sotem.
Burimet shtojne me tej se te ndaluarit akuzohen per veprime mafioze, zhvatje te bizneseve dhe pastrim parash.
Top Channel