SHBA-Kube, bisedime per emigracionin
14/07/2009 01:45
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Kuba do te rifillojne kontaktet informale per zgjidhjen e ceshtjes se emigracionit.
Lajmin e ka bere te ditur per mediat nderkombetare nje burim nga Shtepia e Bardhe, sipas te cilit takimet mund te rifillojne qe javen e ardhshme.
Havana dhe Uashingtoni kane pasur me pare kontakte te ketij lloji, por i kane nderprere ne vitin 2003.
Ne takimin e fundit te shteteve amerikane, presidenti Barack Obama deklaroi hapur se “me Kuben, Shtetet e Bashkuara te Amerikes kerkojne nje fillim te ri”.
Top Channel