Pishinat, vetem 1 me kontroll mjekesor

14/07/2009 09:00

Pishinat ne kryeqytet dhe jashte saj, ne fshatrat perreth apo ne zonat periferike, plotesojne standardet per dezinfektimin e ujit.

Behet fjale per 13 pishina qe jane kontrolluar nga inspektoret e higjienes brenda muajit qershor. Pishina te medha apo te vogla, pjese e resorteve, apo thjesht vende pushimi per pushuesit, pavaresisht “statusit” ato i kane plotesuar normat e klorinimit dhe dezinfektimit te ujit ku qarkullojne dhe pushojne notuesit.
Sipas raportit te Drejtorise se Higjienes se Tiranes, per kete muaj do t’i shtohen listes se kontrolleve edhe 10 pishina te tjera, nderkohe qe rezultojne 3 te mbyllura, te cilat i kane dhene fund aktivitetit per veren e vitit 2009.
Probleme te vena ne dukje jane mungesa e mjekeve ne keto pishina. Vetem njera prej tyre ka ne strukturen e saj nje punonjes te shendetesise. Sakaq, ne pishinat ne Tirane mungon perdorimi i teknologjise se avancuar, sikunderse eshte hedhja e solucioneve ne uje, per te evidentuar rastet e personave te cilet e ndotin pishinen.

Njekohesisht dushet nuk jane te vendosura ne te gjitha keto resorte pushimi. Sakaq, numri i personave ne nje pishine duhet te jete i limituar. Qytetaret duhet te futen te gjithe te paster, te lare, e te pastruar, ne menyre qe uji te mos behet vater infeksionesh si per lekuren ne vecanti, ashtu edhe per organizmin ne pergjithesi.

Nderkohe qe mjeku duhet te qendroje ne pishine per te pritur rastet e para te urgjences, pushuesit qe mund te rreshqasin, te priten, apo te pesojne aksident gjate qendrimit ne pishine. Ndihma e pare eshte me se e nevojshme per te parandaluar demtimet sekondare.

Top Channel