Ish-presidenti i Liberise, Charles Taylor, i hodhi poshte duke i cilesuar si “genjeshtra” dhe “te paverteta” akuzat qe rendojne ndaj tij per krime lufte.
Ne paraqitjen e pare ne karriken e deshmitareve ne Hage, Tejlor mohoi njembedhjete akuzat e lidhura me luften civile ne Siera Leone, perfshire ato per vrasje, perdhunim e terrorizem.
Ndersa deshimtare perpara tij folen edhe per raste kanibalizmi ne mesin e asaj vorbulle dhune. Ish-kreu i shtetit liberian eshte udheheqesi i pare afrikan qe gjykohet per krime lufte.
Prokuroret thone se ai ka armatosur dhe ka drejtuar grupe rebele nga Liberia me qellim qe te merrte nen kontroll industrine e diamanteve te Sierra Leones.
61 vjecari kembenguli para gjykates se eshte paditur pa te drejte dhe se ne fakt, ai vetem sa kerkoi te kontribuonte ne arritjen e paqes se ketij vendi.
Lufta civile e Sierra Leones perfundoi ne vitin 2002 dhe pergjate gati nje dekade konflikti llogaritet te kene humbur jeten me dhjetera mijera civile.
Top Channel