Ferguson mbyll merkaton e Manchester United

14/07/2009 10:40

Manchester United e ka mbyllur merkaton e kesaj vere ku ka pare t’i ikin dy prej talenteve me te medha te skuadres, Carlos Tevez dhe Cristiano Ronaldo.

 

Nga ana tjeter, me “Djajte e kuq” jane bashkuar sulmuesi Owen, mesfushori Valencia dhe Obertan, tre elemente qe do shtojne cilesine e kampioneve te Anglise. Sipas trajnerit Alex Ferguson keto blerje e kane mbyllur edhe merkaton e veres. “Punet tona jane mbyllur dhe duhet te harroni te gjitha zerat per lojtare qe mund te vinin. Shifrat ne qarkullim jane me te vertete marramendese”, shprehet tekniku skocez.

Ne vijim, ai shton se shumat e kerkuara nga klubet nuk jane realiste dhe kete e tregoi qarte Lioni me 42 milionet qe kerkoi per Benzema. Ai ka shtuar se ne sezonin e ri do besoje me shume tek talente si Wellbech e Macheda.

“Jane te dy te rinj dhe shume cilesore. Ketu do ta kene gjithmone nje mundesi. Eksperienca e Owen eshte shume e rendesishme per ne. Nuk ka dyshime se do te shenoje shume gola”, thekson Ferguson.

Top Channel