Agim Fagu, kreu i ri i KOKSH-it

14/07/2009 14:15

Agim Fagu do te jete presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar per 4 vitet e ardhshme.

Ndryshe nga asambleja e 6 dhjetorit, ku u shfaqen akte dhune gje qe solli dhe pezullimin e saj, ne kete asamble ku monitorohej edhe nga drejtues te Komitetit Olimpik Nderkombetar dhe Europian, moren pjese 62 perfaqesues te federatave sportive.

Ish basketbollisti i kombetares shqiptare, Fagu, kandidati i vetem per kete post arriti te marre 61 vota, nderkohe qe 1 eshte vleresuar si e pavlefshme.

Presidenti i ri i KOKSH-it, Fagu, ka premtuar se do te ribashkoje sportin shqiptar qe prej disa kohesh eshte i ndare.

Top Channel