Vijojne masat kunder gripit A

13/07/2009 15:10

Rritet numri i mostrave qe merren per rastet e dyshuara me gripin e derrit.

Kjo eshte dhe nje nga direktivat kryesore te OBSH me qellim mbajtjen nen kontroll te situates, ne nje kohe kur Shqiperia nga momenti ne moment mund te shenoje rastin e pare.

Te pakten ne nje jave do te merren 10 mostra. Deri me tani Instituti i Shendetit Publik ka marre 71 mostra per te investiguar ne Fier, Durres e Gjirokaster, duke perfshire edhe ditet e fundjaves.

Te premten eshte marre mostra e nje studenti te dyshuar nga Gjirokastra, per te cilin eshte vertetuar qe eshte virus A, por sipas specialisteve nuk ka lidhje epidemiologjike me virusin A/H1N1.

Por kjo analize do te konfirmohet ne Rumani. “Kemi vetem nje rast te ekzaminuar qe ka dale A, por qe mendohet se eshte grip i zakonshem. Neser pjesen tjeter te mostrave do ta dergojme ne Rumani. Duhet kontrolluar se mos perhapet ne ndonje komunitet te caktuar. Deri tani nuk ka pasur raste, por mund te kene qene nje rast sporadik dhe te kete kaluar”, deklaron specialistja Silva Bino.

Te gjitha mostrat e marra pasi analizohen fillimisht prane ISHP, me pas dergohen ne qendren e references per Europen juglindore ne Rumani.

“Brenda dy oresh ne nxjerrim rezultatin dhe kemi gjithe aparaturat per te bere kontrollin molekular, por kemi analiza te tjera qe nuk i bejme dot. Shpresojme qe ne gusht te perfundoje laboratori i ri”, shton Bino.

Tashme mjeket e familjes, ndonese jo te gjithe jane te trainuar, duhet t’i marrin vete mostrat e rasteve me grip. Nderkohe qe ne te gjithe spitalet rajonale te vendit eshte shperndare nje sasi e konsiderusheme Tamiflu.

Top Channel