
Nje vajze 12 vjecare nga qyteti i Fierit per pak i ka shpetuar mbytjes ne det.
Mesohet se Emanuela B. kishte shkuar me familjen e saj per te kaluar fundjaven ne plazhin e Semanit. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme, kur vajza kishte hyre ne det per t’u lare bashke me disa bashkemoshatare te saj, qe kishin shkuar per plazh.
Deti i trazuar ka bere qe vajza te terhiqet nga dallget ne thellesi dhe te bjere ne nje grope thithese. Fatmiresisht prane saj kane qene plazhiste te tjere, te cilet kane mundur ta terheqin vajzen nga vorbulla e gropes thithese dhe ta nxjerrin ne breg te detit. Vajza eshte nxjerre gati e asfiksuar dhe eshte derguar me urgjence per ne spitalin rajonal te Fierit, ku eshte vene ne kujdesin e mjekeve te urgjences.
Mjeku reanimator, qe ka asistuar ne momentin kur ka mberritur 12-vjecarja ka pohuar per “Shqip” se vajza i eshte nenshtruar menjehere procesit te aspirimit dhe eshte bere i mundur shpetimi i jetes se saj. Mesohet se vajza ndodhet ende ne spital nen kujdesin e bluzave te bardha dhe paraqet permiresime te gjendjes shendetesore. Ajo ka mundur te flase, ndonese eshte ende e trembur nga ajo qe i ka ndodhur.
Top Channel