Ne shtator nis “provimi” i shkollave te larta

13/07/2009 15:25

Me fillimin e vitit te ri akademik do te nise edhe vleresimi i te gjithe universiteteve publike dhe private, jo vetem nga Agjencia Shqiptare e Akreditimit, por edhe nga nje agjenci gjermane.

Per me shume se nje semester te gjitha universitetet do te vleresohen dhe jo te gjitha do te kalojne provimin per te marre statusin e universiteteve, diploma e te cilave do te njihet edhe jashte kufijve te Shqiperise.

“I kemi bere nje kerekese agjencise gjermane dhe vitin e ri akademik do te filloje edhe procesi. Pike me te dobet kemi infrastrukturen dhe eshte kampusi qe do ta zgjidhe kete problem te universitetit”, deklaron rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule.

Pas shembullit qe dha Kosova, ku shume universitete nuk u klasifikuan, radhen e ka Shqiperia. Universiteti publik ka pike te dobet infrastrukturen, e cila pritet te zgjidhet me ndertimin e kampusit te ri universitar.

Megjithate fjalen e fundit e japin ekspertet, te cilet do te saktesojne qarte se cilat jane kriteret baze per nje universitet me standarte bashkekohore.

Top Channel