KQZ, debate te ashpra per Beratin

13/07/2009 14:10

Anetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Deshira Subashi ka kerkuar qe ky institucion te numeroje votat e pavlefshme te Qarkut te Beratit dhe te rinumerohen KZAZ 1.

Pas nje debati te ashper me perfaqesuesin demokrat Njazi Kosovrasti, perfaqesuesja socialiste ka lene mbledhjen. Me pas, fjalen e ka marre pikerisht Kosovrasti, sipas te cilit, kerkesa e ankimimit eshte e pabazuar ne prova dhe fakte.

“Procesi zgjedhor ne Berat eshte i certifikuar. Nuk do lejoj qe nje gje e tille te ndodhe. Nuk mund te hidhni balte mbi procesin kur vete e keni drejtuar ne Berat”, u eshte drejtuar Kosovrasti perfaqesuesve socialiste ne KQZ. Ne vijim, ai ka shtuar se kerkesa per rinumerimin e votave te Beratit ka karakter politik.

“Ju anetare te nderuar te KQZ-se, ju lutem te mos e deformoni kodin elektoral dhe mos merrni persiper te realizoni ato gjera qe ju kerkohen ne rruge te tjera. Duhet te respektoni betimin qe keni bere”, shtoi ai.  

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta