Korce, vidhet kisha e Shen Gjergjit
13/07/2009 16:25
Paraditen e sotme eshte mesuar se eshte vjedhur kisha e Shen Gjergjit ne fshatin Shipske ne Korce.
Persona te paidentifikuar kane vjedhur kryqin e gdhendur ne shekullin e XVII dhe bashke me te eshte vjedhur edhe vendi ku mbahen ikonat se bashku me keto te fundit.
Grabitesit jane kujdesur qe te marrin sendet te cilat kane vlere per vjetersine e tyre shume te madhe.
Policia, qe mberriti ne vendngjarje pas denoncimit, verejti se vjedhja ishte bere nga dritaret e kesaj kishe, shume e njohur ne krahine per festimin e dites se Shen Gjergjit, emer te cilin mban edhe kjo kishe.
Top Channel