
Shpeton nga burgu grek, perfundon ne qelite shqiptare. Ky ka qene fati i nje 31-vjecari nga fshati Goraj i Kucoves.
Burime nga Policia e Gjirokastres bejne te ditur se pasditen e se shtunes eshte prangosur Gramoz Shkurti nga fshati Goraj i Kucoves. Ndalimi i tij eshte bere nga specialistet e seksionit te luftes kunder trafiqeve te paligjshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster. Te njejta burime referojne se arrestimi i 31-vjecarit Shkurti eshte bere pasi ai rezultonte te ishte person i shpallur ne kerkim nga ana e Drejtorise se Policise Gjirokaster.
Mesohet se i riu kucovar sapo ishte kthyer nga Greqia, ku kishte vuajtur denimin me 3 vjet burg per vepren penale te “Kultivimit te bimeve narkotike”. Per kete veper ai kishte vuajtur denimin ne nje nga burgjet e shtetit grek dhe te shtunen kishte rifituar lirine.
Por, mesa duket fati nuk i ka buzeqeshur 31-vjecarit, i cili sapo ka shkelur ne token shqiptare eshte vene ne prangat e policise, pasi prej 4 vjetesh ishte shpallur person ne kerkim nga drejtesia shqiptare.
Mesohet se 31-vjecari eshte denuar ne vitin 2005 nga Gjykata e Rrethit Gjirokaster me tre vjet heqje lirie dhe 4 milione leke gjobe. Shkurti eshte denuar ne mungese per vepren penale te “dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit shteteror, kundrejt fitimit”. Burime nga policia lokale bejne te ditur se ai kishte ndihmuar disa shtetas nga Kucova dhe Berati per te kaluar kufirin per ne shtetin grek ne menyre te paligjshme.
Per cdo person prokuroria arriti te provonte se ai merrte nga 700 euro deri ne 1000 euro. Qe prej dhjetorit te vitit 2005, i riu Shkurti ndodhej ne Greqi, duke iu fshehur drejtesise shqiptare. Por ne vitin 2006 ai eshte arrestuar nga policia greke, pasi eshte kapur duke kultivuar bime narkotike te llojit kanabis sativa ne nje fshat prane qytetit te Patres.
Me daten 10 korrik te ketij viti, ai kishte shlyer detyrimet me drejtesine greke dhe ishte kthyer ne atdhe. Ne oret e mbremjes te se shtunes, ai eshte riatdhesuar nga autoritetet greke dhe dje ka mberritur ne vendkalimin kufitar te Kakavijes. Gjate verifikimit ne sistemin TIMS, qe u behet shtetasve deportive (te riatdhesuar) ne piken e kalimit te kontrollit kufitar Kakavije, nga ana e policise kufitare ka rezultuar se 31-vjecari ishte person i shpallur ne kerkim qe prej vitit 2005.
Menjehere ai eshte shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster, ku eshte bere edhe ndalimi i tij ne baze te urdhrit te ekzekutimit te leshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.
Top Channel