Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Femija qe rritet ne nje shtepi ku fliten dy gjuhe te ndryshme, eshte me i avantazhuar se sa moshataret e tij ku prinderit komunikojne me nje gjuhe te vetme.
Aftesite e te miturit e bejne ate qe te jete ne gjendje te mesoje pa problem dy gjuhe, ne nje kohe qe bashkemoshataret e tij vetem nje gjuhe. Sipas studimit te publikuar ne revisten “Science”, femijet qe mesojne dy gjuhe qe ne vegjeli, jane me te afte dhe me fleksibel ne veprimet e tyre. Bashkejetesa mes dy gjuheve ne trurin e femijes, ne moshen 1 vjecare, i ben me te forta funksionet e tij ekzekutive dhe sjellja verbale eshte me e sakte dhe e shpejte.
Ne studimin me te fundit jane vene re sjelljet e 12 femijeve te ndare ne dy pjese, 6 qe jane duke u rritur me nje gjuhe dhe 6 me dy gjuhe. Rezultatet e dy grupeve kane qene te ndryshme pasi femijet e grupit te dyte i jane pergjigjur menjehere testit me figura, ndersa shoket e grupit tjeter jane perballur me disa veshtiresi ne gjetjen e trukut.
“Ende pa folur, femija eshte ne gjendje te dalloje gjuhen e se emes dhe gjuhen e te atit dhe ne kete menyre ai krijon nje rregull linguistik shume me te shpejte se sa nje femije qe meson vetem nje gjuhe”, shprehet profesori Mehler.
Top Channel