Cana, sot zyrtarizimi me Hamburgun?

13/07/2009 11:00

Dita e sotme duket se do te jete ajo qe do te zyrtarizoje te ardhmen e yllit te futbollist shqiptar, Lorik Cana.

Sipas lajmeve te fundit te shtypit francez, gjithçka duket e mbaruar, pritet vetem formalizimi i ketij transferimi. Çeshtja qe mbante peng Lorik Canen tek Olimpiku i Marsejes, tashme konsiderohet e zgjidhur.

Skuadra nenkampione e Frances mesohet se ka siguruar zevendesin e mesfushorit shqiptar. Stefan Mbia ka firmosur tani nje kontrate me Marsejen. Kjo i mundeson futbollistit shqiptar, duke nisur nga dita e sotme (e hena) t‘i bashkohet skuadres se tij te re, e cila me shume gjasa do te jete Hamburgu.

Sipas shtypit francez, “marreveshja mes Olimpikut dhe klubit te Bundesliges eshte arritur per shifren e 7 milione eurove plus 1 milione te tjera bonus, ndersa Cana ka firmosur nje kontrate katervjeçare”. Megjithate, do te jete dita e sotme ajo qe do ta vertetoje nje gje te tille. Per Canen interesohen edhe Liverpuli e Arsenali.

Top Channel