Bino: Shteti, pergjegjes per ambjentin e paster
13/07/2009 22:00
Zevendesministri i Mjedisit, Taulant Bino ka deklaruar se eshte pikerisht shteti ai qe duhet te behet nismetar per pastrimin e mjedisit ne vend, ne vecanti te zonave turistike.
“I rendesishem eshte ndergjegjesimi politik. Zgjidhja varet nga vullneti politik, mekanizmat, institucionet dhe ndergjegjesimi per nje ambjent te paster”, ka pohuar Bino.
Ai ka theksuar me tej se persa u perket pergjegjesive, ajo eshte e ndare ne institucionet perkatese.
“Pergjegjesia e administrimit eshte e ndare. Ketu jane bashkite dhe Ministria e Mjedisit, ajo e Transporteve, si dhe njesi te tjera qe kane grupe inspektimi”, ka shtuar Bino.
Top Channel