
Dy paciente nga Shqiperia, pasi kane kryer analizat ne laboratoret ne vend, presin nje konfirmim nga Britania e Madhe dhe Rumania, nese jane te prekur nga gripi i derrave apo jo.
Pacientet kane probleme respiratore, dhembje te trupit, apo shqetesime gastrointestinale. Pas konfirmimit te strukturave shqiptare, pacientet dhe Instituti i Shendetit Publik presin nje tjeter pergjigje nga laboratoret jashte vendit. Ekzaminimet e detajuara, duke perfshire edhe procesin e bashkepunimit me laboratore nderkombetare te ekzaminimeve, vjen ne zbatim te nje urdhri te Ministrise se Shendetesise, ne kuader te vigjilences dhe gatishmerise per prekjen e Shqiperise nga gripi i derrit.
“Cdo rast me simptome respiratore, me temperature te larte, qe ka kohe qe ka veshtiresi frymemarrjeje, dhembje te forta trupi, qe mund te kete edhe diarre, me simptoma gripale, jane raste rutine, te zakonshme qe dergohen per ekzaminime”, sqaroi drejtoresha e Departamentit te Epidemiologjise ne Institutin e Shendetit Publik, Silva Bino.
Sipas saj, ashtu si dhe dy rastet qe priten per konfirmim, ne analiza te detajuara, qe jane derguar dhe ne laboratoret jashte vendit, jane bere edhe per 70 shqiptare te tjere me simptoma te njejta. Te gjithe keta paciente ekzaminohen ne kohen kur specialistet e shendetit publik e perfshijne me termin “perkufizim i rastit”.
Top Channel