KQZ rifillon numerimin e votave
12/07/2009 17:25
Komisioni Qendror Zgjedhor ka rifilluar procesin e numerimit te votave, pas nje nderprerje ne oren 15:00. Nga numerimi i tre kutive te KZAZ-ve te qarkut te Fierit, Partia Socialiste eshte ne avantazh ndaj PD-se dhe LSI-se.
Ne kutine Nr. 3006 qe i perket KZAZ-se 18, Partia Socialiste ka 301 vota, Partia Demokratike 226 dhe Levizja Socialiste per Integrim 22.
Ne kutine me Nr. 3017, PS ka marre 124 vota, PD 94 dhe LSI-ja 17.
Ndersa nga numerimi i kutise Nr. 3027 te KZAZ-se numer 18 te qarkut te Fierit, PS kryeson me 134 vota ndaj 88 te PD-se dhe 14 te LSI-se.
Tashme mbeten per te numeruar edhe pese kuti.
Top Channel