Cani, gol kunder SV Glaneg

12/07/2009 09:30

Edgar Cani ishte njeri prej protagonisteve ne fitoren 7-1 qe Palermo regjistroi ne miqesoren kunder austriakeve te SV Glaneg.

Ky ishte testi i pare per zirozet e drejtuar nga trajneri Valter Zenga ne kete sezon te ri. 19-vjecari shqiptar u aktivizua si titulluar dhe i mjaftuan vetem 120 sekonda qe te gjente rrugen e rrjetes. “Nuk e njoh te ardhmen time”, deklaroi Cani, i kthyer te sicilianet pas huazimit tek Askoli.

“Hyj ne fushe per te dhene maksimumin, me synimin qe te qendroj te Palermo dhe te fitoj ndonje hapesire, sepse me pelqen shume ambienti. Por, do te shohim se cfare ndodh ne te ardhmen…”. Pas tij shenuan dhe Simplisio, Balcareti, Suci, Mikoli (2) dhe Breshano.

Goli i vetem i formacionit lokal u realizua ne pjesen e dyte, ku porta mbrohej nga kuqeziu, Samir Ujkani. Ne te 64-ten, Sheiber perfitoi nga gabimi i mbrojtjes dhe shkurtoi momentalisht shifrat ne 5-1.

 

Top Channel