
Moti i keq i te shtunes ne mengjes, nuk i pengoi anetaret e “Korpusit te vullnetareve” t’i drejtohen nje tjeter destinacioni te rendesishem turistik te Shqiperise per te organizuar aksionin e radhes vullnetar per pastrimin e zonave bregdetare.
Shengjini eshte nje plazh shume i mire, me rere kurative dhe uje te paster. Por si kudo bregdetit shqiptar edhe ketu mbeturinat kane pushtetin e tyre. Ca te sjella ne breg nga dallegt e ca nga pushuesit qe pasi shfrytezojne keto brigje lene aty gjithcka qe nuk u nevojitet me, mbeturinat kryesisht plastike dhe sende te tjera krijojne nje panoramim aspak joshes per turizimin.
Dhjetra te rinj e intelektuale nga Tirana, Lezha dhe Shkodra, si dhe nepunes te komunes se Shengjinit iu pergjigjen thirrjes se Forumit te Mendimit te Lire per t’u bashkuar me “Korpusin e vullnetareve”. Pas disa oresh pune, e gjithe zona e shfrytezueshme turistike e Shengjinit eshte teresisht e paster. Shengini eshte destinacion turistik, pasi vec banoreve te Lezhes dhe banoreve te zones verilindore, shfrytezohet masivisht edhe nga pushuesit kosovare.
Top Channel