Plas bombola e gazit, vdes babai i tre femijeve

11/07/2009 08:45

Shperthimi i papritur i nje bombole gazi i ka marre jeten nje 42- vjeçari dhe ka plagosur rende gruan dhe mbesen e tij.

Ngjarja mesohet te kete ndodhur mbremjen e se merkures, ne lagjen “Kodra e Sulmit”, ne periferi te qytetit te Beratit.

Ndonese lajmi u perhap qe ne oret e para te se enjtes, burime te Drejtorise se Policise dhe te Repartit te PMNZSH-se se Beratit nuk pranuan ta konfirmojne ngjarjen e disa oreve me pare.

Vetem dje ne mesdite, burime nga spitali rajonal, konfirmuan vdekjen e 42-vjeçarit, Roland Hila, banor i “Kodres se Sulmit”, ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Babai i tre femijeve kishte nderruar jete oret e para te mengjesit te se premtes. Te njejtat burime konfirmuan se Roland Hila, se bashku me gruan e tij, Lida Hila, dhe mbesen 10 vjeçe, ishte derguar prane ketij spitali, ne oret e para te se enjtes, pas plageve te marra nga shperthimi papritur i nje bombole gazi qe mbanin ne banese.

Bluzat e bardha pohuan se Lida Hila kishte plage te lehta ne trup dhe pas mjekimeve te marra ne urgjencen e spitalit, eshte lejuar te kthehet ne shtepi.

Kurse bashkeshorti i saj, Rolandi, si dhe mbesa e tyre kishin marre plage te renda ne fytyre, ne trup e gjymtyre, qe u kategorizuan te grades se rende dhe menjehere u derguan per trajtim me te specializuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.

Por duket se me gjithe perpjekjet e mjekeve te kryeqytetit, 42-vjeçari Hila nuk ka mundur t’u mbijetojne plageve te marra dhe ka nderruar jete pak ore me pas.

Mjeket beratas sqaruan se mbesa e tyre 10-vjeçare vazhdon te marre mjekime intensive ne Tirane, por tashme jashte rrezikut per jeten. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndersa burime jozyrtare ne Drejtorine e Policise thane dje per gazeten se ndonese me vonese, hetimet rreth saj kane nisur qe dje ne oret e para te dites dhe pritet te zbardhet ne oret e ardhshme.

Top Channel