Moratti: Nuk pranoj asnje alibi

11/07/2009 18:00

Presidenti i Interit Massimo Moratti kerkon me ngulm trofeun e Champions League dhe per kete nuk pranon asnje alibi.

“Nese synoj te fitojme Champions-in? Po, mendoj se eshte objektivi yne kryesor keshtu qe nuk pranoj asnje lloj alibie. Mourinho provokon tifozet, gazetaret, krijon nje situate ne menyre qe te karikoje lojtaret. Nuk besoj se jemi shume larg nga te tjerat dhe besoj shume ne eksperiencen e trajnerit qe e di shume mire se cili eshte tipi i lojtarit qe i duhet per te arritur objektivin por le te presim per momentin”- tha presidenti zikalter.

Tekniku i portugez Jose Mourinho kishte deklaruar me pare se Inter nuk eshte ne lartesine e disa prej ekipeve kryesore europiane te cilat jane edhe pretendentet per fitimin e trofeut te kerkuar me ngulm nga Moratti.

Top Channel