Kriza rendon me shume buxhetin ne maj

11/07/2009 08:30

Gjendja financiare e qeverise duket se ka ardhur ne perkeqesim nga muaji ne muaj, deri ne maj, behet e ditur nga statistikat e Ministrise se Financave.

Deficiti ka vijuar te rritet gjate kesaj periudhe. Te ardhurat jane realizuar vetem ne masen 94 per qind, nderkohe qe shpenzimet jane realizuar ne masen 98 per qind, gje qe nuk ka ndodhur pothuajse kurre me pare.

Gjate viteve te shkuara, mosrealizimi i te ardhurave nuk ishte problem serioz per buxhetin, per shkak se shpenzimet realizoheshin gjithmone shume me pak dhe shume me ngadale. Por periudhat parazgjedhore krijojne nje etje te qeverive per te shpenzuar para dhe per te investuar. Keshtu, vetem ne vitet 2001 dhe 2005, jane shenuar “suksese” ne shpenzime gjate pjeses se pare te vitit.

Te ardhurat

Buxheti i shtetit realizoi 120.6 miliarde leke te ardhura gjate periudhes pesemujore janar-maj, me rritje 8 per qind kundrejt vitit te kaluar, por ka mbledhur 8.1 miliarde leke me pak nga sa ishte planifikuar.

Te ardhurat nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar dhe te ardhurat nga akcizat kane shkaktuar problemin me te rende. TVSH e mbledhur nga qeveria ne kete periudhe ishte 45.2 miliarde leke, me nje rritje minimale prej 4 perqindesh kundrejt vitit te kaluar.

Duke qene se TVSH paguhet mbi shitjet, te ardhurat nga kjo takse pasqyrojne ngadalesimin e rritjes ekonomike te Shqiperise. Gjate viteve te fundit, te ardhurat nga TVSH jane rritur me mesatarisht 10 per qind, shifer kjo qe perfaqeson rritjen ekonomike nominale te vendit si dhe rritjen e çmimeve.

Kompanite kane derdhur me pak TVSH qe mbledhin per llogari te qeverise nga bleresit e mallrave dhe sherbimeve, por kane shenuar edhe renie te fitimeve. Keshtu, 8.1 miliarde leke tatimfitimi nga 8.7 miliarde te paguara nje vit me pare. Paguesit me te medhenj te kesaj takse (bankat dhe korporatat e tjera) po perballen me veshtiresi te medha si pasoje e krizes.

Akcizat kane qene problemi me i madh i qeverise gjate pesemujorit. Plani i te ardhurave te tyre u realizua vetem ne masen 76.8 per qind ose 12.3 miliarde leke. Te ardhurat nga akciza kane njohur nje rritje zero kundrejt vitit te kaluar, pavaresisht faktit se qeveria ka rritur akcizat e naftes dhe benzines.

Te ardhurat e dobeta nga akciza nuk reflektojne thjesht krizen boterore, por edhe rritjen e kontrabandes dhe korrupsionit. Pulla fiskale te falsifikuara mund te gjenden shpesh ne te gjithe territorin e vendit, sa here qe qytetaret blejne cigare, ndersa mes shitesve te paketave dhe pijeve alkoolike verehet edhe krijimi i nje rrjeti per mbledhjen dhe riqarkullimin e pullave fiskale qe jane shitur nje here.

Importi zyrtar i cigareve rezulton me renie. Situata problematike e shtyu qeverine qe te rrise akcizat per kafene, duhanin dhe alkoolin, por realizimi i kesaj mase duket se do te kerkoje disa muaj kohe per shkak se Parlamenti eshte i mbyllur. Dhe ndersa qeveria nuk realizon dot te ardhurat te zerat e forte tatimore, si TVSH, akciza apo tatimfitimi, duket se po i ecen me mire me taksimin e rrogetareve.

Tatimi mbi te ardhurat personale eshte realizuar ne masen 122 per qind te planit, gje qe nuk lidhet aq shume me rritjen e te ardhurave te taksueshme te te punesuarve, por me perdorimin e taksimit afrofe mbi kete kategori taksapaguesish.

Qeverise duket se i ka ecur mbare edhe gjuetia per dividente nga kompanite pjeserisht publike si dhe nga gjobat e sekuestrot. Plani i ketij zeri eshte realizuar ne masen 370 per qind, por te ardhurat qe realizohen nga kjo fushe jane te paperfillshme. 

Top Channel