Hyka ne drejtim te Palermos?

11/07/2009 09:15

Ne ditet e kaluara u fol shume per mundesine e transferimit te talentit shqiptar te Maincit, Jahmir Hyka, te Palermo. Por tashme shanset qe lojtari te transferohet te sicilianet duket se jane zvogeluar se tepermi.

Maurizio Çiaramitaro, futbollisti qe Palermo deshironte te perdorte si shkembim teknik per te arritur te Hyka, me shume mundesi do te shkoje te Belinzona.

Kete e ka pohuar menaxheri i fantazistit shqiptar, Sokol Haxhia, ne nje prononcim te tij: “Mainci ne rolin e Jamirit ka humbur dy lojtare per shkak te demtimeve, por une kam folur me drejtorin e tyre sportiv dhe me ka thene se, nese Palermo do te bente nje oferte, klubi gjerman do ta merrte ne konsiderate, ben te ditur Sokol Haxhia. Ne te kundert, nese nuk do te vije ky propozim, Jahmir do te hiqet nga merkato. Kjo oferte duhet te jete vetem ne para, jo ne shkembim”. Por duket se ky propozim nuk do te vije… Megjithate, Mainci ende nuk e ka mbyllur perfundimisht deren. Haxhia thekson se ka ne dore nje klauzole, fale se ciles “e prish kontraten me Maincin me 80% skonto, prandaj Palermo mund ta marre per me pak se nje milion euro. Jahmiri ka nje rroge prej 500000 eurosh ne vit, prandaj mosha e tij e re do te ishte nje favor per Palermon”, ka perfunduar menaxheri i talentit shqiptar.

Top Channel