Fier, vret veten me kallashnikov 27-vjecari
11/07/2009 09:15
Vetevritet me kallashnikov nje 27-vjecar nga nje fshat i Rrethit te Fierit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se premtes, ne fshatin Patosfshat, rreth 14 kilometra larg qytetit te Fierit.
Julian Cobaj eshte gjetur dje rreth ores 19:00, ne afersi te fshatit ku banonte, rreth tri ore pasi kishte kryer vetevrasjen. Burimet nga vendi i ngjarjes tregojne se arma e zjarrit ka qene pothuaj mbi trupin e tij dhe qe ne fillim policia ka dyshuar se behet fjale per vetevrasje.
Policia deklaron se me pare 27-vjecari kurohej nga mjeket per probleme mendore, ndersa kishte mbi tre vjet qe nuk kishte marre asnje mjekim. Megjithate policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.
Top Channel