Erdoan: Kina, genocid ndaj ujgureve
11/07/2009 12:45
Turqia ka akuzuar ashper Kinen per genocid ndaj ujgureve.
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan deklaroi se ajo qe po ndodh me ujguret ne Kine eshte nje mizori, kur qindra vete jane vrare dhe rreth nje mije te tjere jane plagosur.
Turqia kerkon hetim per ngjarjen, nderkohe qe Pekini numeron 184 viktima.
Pak dite me pare, qeveria turke kerkoi nga tregtaret qe te bojkotonin mallrat kineze.
Protesta ne mbeshtetje te ujgureve ka patur edhe ne Gjermani apo ne Australi.
Top Channel