E ardhmja e Filipit te Kievo ose Torino

11/07/2009 09:25

Emri i Brian Filipit vazhdon te perflitet pertej Adriatikut. Ne kete merkato transferimesh, duket e sigurt se mesfushori shqiptar do te beje hopin cilesor.

Gjate sezonit te kaluar, 19-vjeçari ka qene nje prej lojtareve me te spikatur te Ravenes ne Ligen Pro (Kategoria e Trete Italiane) dhe per te filluan te interesoheshin mjaft skuadra. Palermo, klubi qe zoteronte pergjysme kartonin e mesfushorit kuqezi, vendosi te mos e shfrytezonte opsionin per ta blere perfundimisht Filipin, duke u hapur rrugen ekipeve te tjera nga Seria A dhe B.

Kjo u konfirmua nga drejtori sportiv i klubit romanjol, Xhorxho Bufone. “Mund te konfirmoj se Palermo nuk e shfrytezoi te drejten qe kishte per blerjen e plote te Filipit”, beri te ditur zyrtari i Ravenes.

“Kjo eshte arsyeja perse deklaroj me siguri se nuk ka me gjasa qe Brian te behet pjese e klubit sicilian, ashtu sikurse u mendua disa dite me pare”.

Loja e kenaqshme dhe kualiteti i paraqitur nga mesfushori i perfaqesueses Shpresa kane bere qe kandidatet te mos mungojne. “Cilat skuadra interesohen per shqiptarin? Me kane kontaktuar drejtuesit e Kievos dhe ata te Torinos. Ne ditet ne vazhdim do te shohim se çfare mund te ndodhe. Gjithsesi, do te diskutojme edhe nje here me Sabatinin ne fund te merkatos”, tha Bufone.

Top Channel