Ankimimi per Fierin, PD dublon PS

11/07/2009 08:55

Partia Demokratike dublon ankimimin e Partise Socialiste per Qarkun e Fierit. Strategjia e demokrateve ka futur ne loje paralelisht kerkesen ankimore numer 25 qe kundershton vendimin e KZAZ 19 dhe 20, duke imituar ne kete rast Partine Socialiste.

Kjo perplasje kerkesash me te njejten permbajtje nga PD dhe PS ka bere qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te shtyje edhe per 24 ore vendimin per fatin e kutive te panumeruara te Fierit.

Dy kampet me te medha kane interpretuar ne menyra te ndryshme nenin 132 te Kodit Zgjedhor, i cili kerkon bashkimin e dy kerkesave ankimore ne rastin kur ato kane te njejten permbajtje. KQZ miratoi me 4 vota “pro” dhe 3 “kunder” vendimin per bashkimin e dy kerkesave, nderkohe qe çeshtja e kutive te Fierit ndezi serish debatin ne mbledhjen e KQZ-se.

Fieri

Fati i kutive te Fierit u shty edhe per 24 ore, per t’u diskutuar pasditen e sotme ne oren 17:00. Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, theksoi ne mbledhje se “dy ankesat kerkojne nga KQZ miratimin e tabeles se rezultateve.

Ashtu si ankimimi i PS, edhe kerkesa ankimore numer 25 e PD-se ka kundershtimin e vendimit te KZAZ 19 dhe KZAZ 20 dhe kerkoi qe ato te bashkohen dhe mbledhja te shtyhet per te shtunen”. Kunderpergjigjja e nenkryetares se KQZ-se, Deshira Subashi, ka qene e menjehershme, e cila duke interpretuar nenin 132 te Kodit Zgjedhor, beri me dije se çeshtjet mund te bashkohen edhe gjate gjykimit, duke i meshuar fort faktit qe te shqyrtohet si fillim kerkesa ankimore e PS-se per KZAZ 18.

Ky sugjerim u rrezua nga kryetari i KQZ-se, i cili hodhi menjehere ne votim bashkimin e dy kerkesave te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike, te cilat shtyne edhe per nje dite rezultatin e votave per Fierin.

Perplasjet

Perfaqesuesi i Partise Socialiste, Genci Gjonçaj, kerkoi nga kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, te “luaje” me karta te hapura per te qene me i qarte per te gjitha palet per vendimin e shtyrjes se kerkeses se PS-se per ankimimin ne Fier.

“Çeshtja duhet te perfundoje sa me shpejt. Na e thoni troç se cili eshte interesi i KQZ-se per kete çeshtje. Vota eshte ne kuti dhe hajde ta nxjerrim ta numerojme”, tha Gjonçaj, i cili mori si pergjigje nga kryetari Ristani se “do te zbatojme ligjin nje me nje”. Perfaqesuesit e PS-se ne KQZ kembengulen se ankimimi i kampit socialist per Fierin sipas ligjit nuk mund te lihet me shume se 48 ore.

Ndersa perfaqesuesi i PD-se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, sqaroi se “shqyrtimi i kerkeses ankimore te PS-se nuk ka filluar. Pasditen e se enjtes u be relativi dhe u la per diten e premte ne oren 17:00”. Kosovrasti beri me dije se “ky eshte nje detyrim dhe jo nje interpretim i ligjit. Pasi menjehere pas vendimit te bashkimit te dy kerkesave mund te kete ndonje pale qe nuk eshte dakord per kete dhe le t’i leme kohe deri neser per te qene prezente ketu”.

Debati mes perfaqesuesve te PD dhe PS eshte zbutur me pas nga dy “te medhenjte” e KQZ-se, te cilet ne fund te seances, perveç marrjes se vendimit per shtyrjen edhe per 24 ore te ankimimit te PS dhe PD-se shkembyhen edhe batuta, nderkohe qe nenkryetarja Subashi mori fjalen duke buzeqeshur. “Mos qesh, se s’te dhashe leje”, u shpreh Ristani, i cili mori si pergjigje nga Subashi se “qesh per ilaritet, pasi ne kete menyre shtyhet edhe per nje dite rezultati zgjedhor”.
 

Top Channel