Aksident ne Librazhd, dy te plagosur
11/07/2009 13:25
Dy persona jane plagosur rende sot ne nje aksident rrugor qe ndodhi ne Librazhd.
Nje autobus dhe dy makina me targa te huaja u perplasen me njeri-tjetrin ne zonen e Murrashit, duke shkaktuar plagosjen e Valmira dhe Valbona Rames.
Te lenduarat jane derguar ne Spitalin Ushtarak, ku po marrin ndihmen e mjekeve.
Policia shkoi menjehere ne vendngjarje dhe nga hetimet e deritanishme rezulton se shkak per aksidentin eshte bere parakalimi i gabuar, si dhe rruga e rreshqitshme per shkak te shirave.
Top Channel