“Fieriâ€, KQZ: Ok rinumerimit te 5 qendrave
11/07/2009 21:10
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ne shqyrtimin e ankimimeve te PD dhe PS per qarkun e Fierit, ka vendosur deri tani rinumerimin e 5 qendrave te votimit.
Fillimisht komisioneret kane miratuar me 6 vota pro dhe 1 kunder rinumerimin fillestar te QV-ve numer 3006, 3017 dhe 3027 te KZAZ-se numer 18.
Ndersa pas nje pushimi, perfaqesuesit e partive votuan unanimisht rinumerimin edhe te qendrave numer 3116 dhe 3122 te KZAZ-se numer 19, po e qytetit te Fierit.
Diskutimet mbi kete ceshtje kane vijuar me tej dhe perfaqesuesit e PS kane denoncuar kercenimet qe sipas tyre u jane bere komisionereve socialiste ne qendrat e votimit nga njerez te armatosur te Partise Demokratike.
Top Channel