Tuneli, radhe pas 3 ditesh nderprerje

10/07/2009 08:00

Rihapet tuneli i Thirres. Ashtu sic ishte paralajmeruar, tuneli eshte rivene ne funksionim ne oren 07:00 te se enjtes.

Mesohet se ne pjesen veriore, per tri ditet e pezullimit te qarkullimit te mjeteve jane kryer disa punime betonimi perforcuese ne kilometrin e mesit, si dhe jane instaluar disa pajisje dhe aparatura si kamera te sigurise, telefonia, nje ndricim efikas etj.

Pjesa e pasuvatuar ka mbetur e tille, derisa te behet kalimi i qarkullimit te mjeteve ne tunelin jugor, per te liruar keshtu frontin e punes. Ne vendin e pasuvatuar eshte vendosur nje rrjete e re mbrojtese, si dhe eshte riparuar pjesa e demtuar e tavanit, kur 10 dite me pare nje kamion vinc grisi nje pjese te rrjetit.

Tuneli jugor mund te vihet ne pune plotesisht i pergatitur pas pak me shume se nje muaji. Ne kete galeri, qe prej dy javesh jane takuar te dyja kahet dhe aktualisht po punohet me betonimin e tavanit, si dhe me kanalizimet per elektrikun, telefonine, kullimin etj. Shtojme se ne tunelin verior, edhe keto dite, ne ore te caktuara te nates pezullohet levizja per shkak te punimeve plotesuese qe kryhen ne galerine jugore.
Nepunesit e sigurise qe percollen karvanet e automjeteve nga njera porte ne tjetren, kane pohuar se ne hyrje te tunelit ka pasur jo pak, por plot 4 mije automjete, kalimi i te cilave ka zgjatur mbi tri ore. Nderkohe qe ne oret e tjera te dites trafiku ka vijuar krejt normalisht. Tri dite nderprerje te levizjes se makinave ne tunelin e Kalimashit krijuan konfuzion dhe rrallim te trafikut ne aksin Prishtine-Tirane dhe anasjelltas.

Top Channel